1KËNGËXTY Celebrities

“Në Itali, Beniada do të ishte fituese.” Ja çfarë thotë Ardit Çuni në TAR!

I ftuar dhe njëkohësisht bashkëprezantues në “1këngëpërty” ditën e sotme ishte këngëtari Ardit Çuni, një nga emrat më në zë të momentit. Ai foli për gjithçka, nga kënga e re “Si ti”, deri te projektet që ka në plan, teksa nuk la pa komentuar as finalistët e “Big Brother Vip Albania”.

Lidhur me Ditën e të Dashuruarve, i pyetur se si e kaloi Shën Valentinin, ai mohoi të ketë festuar, duke na zbuluar gjithashtu se është single. Por si u përgjigj ai teksa u pyet në e ka dashurinë e tij brenda shtëpisë së “BBV”?!

Në qoftë se e keni fjalën për Beniadën, ne u çmallëm. Kisha gati 3 muaj që nuk komunikoja me të. U kënaqëm shumë dhe mendoj se ishte më mirë se një Shën Valentin.

Por kë sheh fitues Arditi nga katër finalistët dhe a përputhet ai që e meriton sipas tij, me atë që ai dëshiron?!

Do doja të fitonin dy persona, Beniada dhe Iliri. Duke parë mundësitë dhe shanset, Iliri ka më shumë. Por te unë dëshira është e njejtë. Edhe nëse do e fitonte Beniada do të isha super i kënaqur për modelin, pozitivitetin. Por Iliri është i fokusuar dhe realisht ka luajtur. Për këto arsye do të doja ta fitonte njëri ose tjetri.

E teksa dukshëm kryefjala e bisedës ishte Beniada, Ardit Çuni pohoi se në Itali Beniada do ishte patjetër fituese, teksa nuk ka harruar as projektin që dëshiron të realizojë me të, të cilin na e ka zbuluar në një tjetër intervistë në “Pardon My French”.

Në qoftë se do të ishte “Grande Fratello”, mendoj që Beniada do të ishte fituesja tipike.

Për sa i përket këngës, Beniadës ia përmenda shumë pak, por nuk i kam përmendur detajet. Ajo është ndër këngët e mia të preferuara. Është një këngë speciale që do vijë në mars shpresoj. Ky është edhe projekti më i afërt.