Bota

Në këtë vend braktisja e kafshëve do të dënohet me burgim!

Braktisja e kafshëve në Kroaci së shpejti do të konsiderohet vepër penale me burgim deri në një vit. Është pjesë e paketës së re të ndryshimeve në Kodin Penal. Nga dokumentet e grupit të punës që po punon për ligjin e ri, duket qartë se Ministria ka vendosur që në këtë paketë ndryshimesh do të punohet për forcimin e mbrojtjes së kafshëve.

Është hera e parë që në Kroaci braktisja e kafshëve trajtohet si vepër penale që mund të rezultojë me dënim me burg. Aktualisht është pjesë përbërëse e Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve. Krahas veprës së re penale, Ministria e Drejtësisë dhe Administratës planifikon të ndërmarrë një hap shtesë në forcimin e mbrojtjes penale të kafshëve, ndaj propozojnë rritjen e dënimeve me burg për vrasjen apo torturimin e tyre.

Propozimi është që personi që vret një kafshë pa arsye të justifikuar ose e keqtrajton atë, i shkakton dhimbje të panevojshme ose e ekspozon në vuajtje të panevojshme, të dënohet me burgim deri në dy vjet dhe nëse vepra penale kryhet për interes personal, propozohet dënimi me burgim deri në tre vjet.