Celebrities Gossip Showbiz

Në prani të Sabianit, Keisi tregon vendimin që ka marrë nëse Kristi eleminohet!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Frika se Kristi mund të dalë të martën nga shtëpia, ka shtyrë Keisin të mendojë që edhe ajo do lërë shtëpinë e Big Brother VIP2” nëse publiku vendos për largimin e tij e këtë e shprehu në prani të Sabianit. Luizi i tha Keisit se nuk ka pse e bën një gjë të tillë, duke marrë parasysh edhe faktin që nëse ajo e merr një vendim të tillë, automatikisht largohen tre banorë, ajo, Kristi dhe Sabiani.

Keisi është përlotur sot gjatë një bisede me Sabianin se ai u shpreh se nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, por në këtë lidhje ka faktorë të tjerë.

Mëngjesin e sotëm banorët e rinj e kanë nisur ditën duke u ankuar për gërhimat. Duket se Luiz Ejllit i janë shtuar ‘shokë’ që gërhasin. Ndërkohë Jori shprehet se edhe Elvisi gërhiste shumë dhe për këtë arsye meriton edhe nominimin. Madje duke qeshur, modelja ia tha këtë gjë edhe aktorit të humorit.