Fashion

Nëse doni të dukeni ‘cool’ këtë vjeshtë, shtojini fustaneve tuaja të verës këto elementë shtesë!

Vera që lamë pas ka qenë një parajsë e vërtetë për adhurueset e fustaneve, ku stili i rrugës dhe dizajnet e markave më të njohura na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës. Mirëpo vjeshta trokiti shumë shpejt dhe të gjithë po mendojmë për rifreskimin e gardërobës sonë, por e ndjejmë se ende nuk jemi gati për t’i larguar fustanet që na kanë shoqëruar gjatë verës.

Për të gjithë ju që i dashuroni fustanet, mund të mos i mbyllni ato në dollapët tuaj, pasi fashionistat e javës së modës në New York na sugjerojnë mënyrat se si t’i kombinojmë ato dhe të dukemi më “trendy” se kurrë më parë.

Sezoni i vjeshtës paralajmëron mundësinë për të gravituar drejt veshjeve më komode dhe gjithashtu na lejon të veshim disa pjesë në të njëjtën kohë. Por si ta kuroni dollapin tuaj për sezonin në vazhdim? Ja se si të lundroni në artin e stilit këtë vjeshtë.

Ka shumë mënyra elegante se si mund t’i veshim fustanet e verës, qoftë më një bluzë apo këmishë të hollë poshtë tyre, apo edhe duke hedhur një xhaketë krahëve.

Më poshtë do të mund të shihni disa mënyra se si t’i vishni fustanet e verës edhe gjatë stinës së vjeshtës.