Bashkia e kryeqytetit rikthen “Tiranën pa makina”, nismën e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive. Por, teksa në zonën e qendrës do të mungojnë automjetet, vendin e tyre pritet ta marrin aktivitetet e organizuara nga bashkia, për ta kthyer në ditë festive të dielën e 5 majit e që përkon edhe me Pashkën Ortodokse.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëron surpriza:
Rikthehet “Tirana pa Makina”. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera. Sigurisht që ka edhe surpriza.