Aktualitet

Nga selia e PD, Grida Duma bën thirrje të dënohet dhuna e ushtruar gjatë protestës!

Tashmë kanë mbetur dyer të thyera dhe shumica e objekteve janë të shkatërruar. Pas situatave të krijuara në selinë e Partisë Demokratike për shkak të protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe pasi protestuesit kanë arritur të shpërthejnë derën kryesore të godinës së selisë së PD-së dhe janë futur në hollin e katit të parë. Theksojmë se nga dhuna e ushtruar nga protestuesit gjithçka është shkatërruar.

Nënkryetarja e PD, Grida Duma zgjodhi që të dilte live në rrjetin e saj social Facebook dhe nga selia e Partisë Demokratike ka dënuar dhunën e përdorur sot sipas saj nga Sali Berisha. Mjaft e prekur nga situata, ajo tha se janë të traumatizuar nga dhuna e Sali Berishës.

Kjo është PD sot, moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhunën, zonjat që ishin brenda. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, heqja e vidave, por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership i cili i vjetër, shumë i vjetër. U thoja hajdeni futuni normal. Ata që janë zgjedhur nga populli duhet të gjenin mënyrën të diskutonin qetësisht. Nuk besohej që dhuna, sharjet, fyerjet të ndodhnin mes demokratëve. Që mund të ndodhte e imagjinoja, por nuk mund të imagjinohet më që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Është fatkeqësi për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës sot të bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Distancohem nga dhuna është pak të thuash, duhet të dënohet dhuna. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë ta shohësh në shkallët e PD-së të thotë që nuk ka dhunë kur janë të gjithë të traumatizuar.