Aktualitet

Ngelën në mes të detit në plazhin e Ranës së Hedhun, 5 pushuesit shpëtohen nga Policia Kufitare!

Policia Kufitare e Shëngjinit është njoftuar se 5 persona që po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, në plazhin e Shëngjinit, në zonën e “Rana e Hedhun”, për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.

Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.