Gossip

Nicki Minaj bën xing me fustanin e modeles shqiptare, kjo e fundit e veshi e para!

Pak minuta më parë reperja me famë botërore, Nicki Minaj ka postuar një foto në rrjetet sociale me partnerin e saj për të uruar të gjithë fansat për Krishtlindje.

Ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, teksa flokët i ka lyer në ngjyrë çokollat. “Gëzuar Krishtlindjet” ka shkruar ajo krah fotos.

Por ky fustan sot ishte një surprizë shumë e bukur për modelen shqiptare. Bëhet fjalë për bukuroshen Oriola Marashi, e cila nuk ka ngurruar dhe e ka postuar menjëherë foton e Nicky të bashkangjitur me foton e saj, të dyja me të njëjtin fustan. Oriola e ka veshur kohë më pare këtë fustan dhe në postimin e saj shkruan:

O zot @nickiminaj. Kam veshur të njëjtin fustan si mbretëresha @nickyminaj!

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Oriola bën “xing” me artiste të njohura ndërkombëtare, pasi disa kohë më parë edhe Cardi B veshi një fustan që Oriola e kishte veshur më pare.