Showbiz

Nicki Minaj është në qiellin e 7-të, sjell në jetë djalin

“Nuk do vonojë shumë nga koha kur të më shikoni në rolin e nënës” -ka thënë reperja Nicki Minaj në një intervistë të dhënë kohë më parë dhe paska patur të drejtë.

Ylli i muzikës është bërë nënë për herë të parë duke realizuar më në fund ëndrrën e saj për të patur familje. Ajo ka sjellë në jetë engjëllin e saj ditën e kaluar por nuk ka zbuluar asgjë rreth bebit.

Nicki dhe bashkëshorti i saj Kenneth Petty janë bërë me djalë dhe po shijojnë momentet e para të prindërimit. Momentalisht ata do të mbajnë sekret çdo gjë rreth të voglit të tyre.

Minaj i dha fund beqarisë në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa pritja e ëmbël erdhi shumë shpejt nga kurorëzimi i dashurisë me Petty-n në martesë. Tashmë, fansat janë sy e veshë për të dëgjuar më shumë rreth ardhjes së bebushit në jetë.