Aktualitet Art & Kulturë

Nis Java Kulturore e Francës, eleganca dhe stili francez prekin Shqipërinë!

Në vendin tonë nis Java Kulturore e Francës. Deri më 28 qershor, në tokën shqiptare vjen mozaiku i pasur i kulturës plot elegancë dhe unik francez. Kryeministri Edi Rama u shpreh se Java e Francës do të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër.

Java e Francës do të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë, duke nisur nga sot e deri më 28 qershor.

Po ashtu vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës e të spektaklit. Do të ketë koncerte e shfaqje të filmit, si dhe argëtim pa fund.

Në kalendarin e aktiviteteve përfshihen shfaqja e filmit “Loin Des Barbares” në kinema “Millenium” në Tiranë më 20 qershor, koncerti i Aurélien Zielinski dhe Anna Göckel më 20 qershor në Shkodër.

Më 21 qershor do të zhvillohet “Festa e Muzikës” në parkun Rinia dhe Katedralja Ortodokse në Tiranë e koncerti i Aurelien Zielinski dhe Anna Göckel në Teatrin e Operës dhe Baletit, po në Tiranë.

Ndërkaq, në datat 22 dhe 23 qershor, Anna Göckel do të zhvillojë një master class në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Pierre-Yves Hodique, Anna Göckel dhe Vlorent Xhafaj do të shfaqin një koncert të shtunën e 24 qershorit te Liceu Artistik “Jordan Misja”, ndërsa më 25 qershor do ta shfaqin në qytetin e Vlorës.

Java Kulturore e Francës do të mbyllet më 28 qershor me performancën e “Les Swings” në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër.