Celebrities Film & Tv Magazine

Nis ndryshe spektakli i “BBV3″/ Performanca drithëruese e Besa Kokëdhimës, artistja zbulon fituesen sipas saj!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Spektakli madhështor i “Big Brother Vip 3” ka nisur ndryshe sot me një performancë të Besa Kokëdhimës, me këngën përfaqësuese në Eurovision “Titan”. Një performnacë drithëruese, teksa Besa u shpreh si më poshtë.

Ne kemi bërë një punë shumë të madhe. Do t’i ftoja të gjithë bashkëkombasit e mi që në 9 Maj të votojnë “Titan”. Kjo nuk është vetëm për mua, por është për vendin tonë.

Lidhur me “BBV3”, kë sheh fituese Besa?! Ajo duket se zgjodhi vajzat, teksa tha emrat e dy prej banoreve.

Kam disa të preferuara sepse dinamikat ndryshojnë. Do shkoj me vajzat, me Eglën dhe Heidin.