Showbiz

Një bashkëpunim që nuk pritej, Avril Lavigne dhe Nicki Minaj vijnë me “Dumb Blonde”

Ditën e kaluar këngëtarja e famshme kanadeze Avril Lavigne ka konfirmuar bashkëpunimin më të ri me reperen Nicki Minaj kur askush nuk e priste.

“Dumb Blonde” quhet projekti muzikor i tyre që do të debutohet pas pak orësh. Kjo është prurja e tretë e albumit të Lavigne, “Head Above Water” që është i 6-të i karrierës së saj dhe albumi i parë i publikuar që pasi u diagnostikua me sëmundjen “Lyme” në vitin 2014.

Bashkëpunimin e tyre e ka konfirmuar gjithashtu edhe reperja Nicki Minaj e cila u shpreh se ka qenë fansja e Avril prej vitesh dhe i adhuron këngët e saj.