Celebrities Gossip Showbiz

Një çift perfekt, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj kudo bashkë!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen, si ka bërë dhe së fundmi teksa ka ndarë me ne një foto me partnerin e saj ku ndodhen në palestër dhe na ka treguar se jo vetëm në jetë, por Jakub është partneri i saj kudo, i cili e shoqëron dhe ushtrohen së bashku. Epo, që nuk e ‘hutojnë’ njëri-tjetrin këtë mund ta themi me plot gojë pasi fiziku i çiftit është për t’u admiruar.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale e së fundmi na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët. Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.