Celebrities Gossip Showbiz

Një film i dytë? Ledion Liço zbulon të reja në tapetin e kuq!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shohin së bashku filmin. Vetëm pak më parë kanë arritur në tapetin e kuq producenti i filmit Ledion Liço dhe Sara Hoxha, ku kanë treguar rreth idesë së tyre për krijimin e një filmi:

Ledion Liço: Kur ke arritur të bësh për vete fusha si radio, gazeta, televizioni dhe ka mbetur kjo copa e vogel thua pse jo…

Ky eshtë projekti i parë projekti tjetër?

E kemi por sonte është për të festuar për “Në kuadër të dashurisë”, kemi kohë të flasim për një projekt të dytë që pritet më shpejt nga se mund të mendoni…