Aktualitet

Me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha” ndahen çmimet e “Robotech”!

Robotë të ekspozuar në ambientet e COD Kryeministria, janë krijimi i një pune intensive tre mujore i 9 grupeve gjimnazistësh të kryeqytetit. Robotët u krijuan si pjesë e konkursit të “Robotech”, një aktivitet i Universitetit Metropolitan Tirana, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Ky projekt u mbështet nga Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”.  Ndaj dhe në natën finale të “Robotech” ku  nxënësit prezantuan punën e tyre përball jurisë, çmimin e madh e dha Ledion Liço, si përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

“Besojini ëndrrës suaj, sepse është e vetmja gjë që do ju çojë para, edhe nëse përballë do keni ca njerëz që do thonë ç’është ky i çmendur. Janë ëndrrat që e ndryshojnë një vend, asgjë tjetër. Duke falenderuar Fondacionin ‘Dritan Hoxha’, që përfaqësoj sot për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që u jep këtyre projekteve, dua që çmimin e para t’ia japim ‘Ismail Qemalit’”.

Të gjitha grupet pjesëmarrëse u vlerësuan me çmime nga juria për angazhimin dhe punën e bërë gjatë tre muajve. Aftësitë e të rinjve shqiptar u vlerësuan edhe  nga presidenti i UMT, Arjan Cukaj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe vlerësoi Inovacionin si një domosdoshmëri në Shqipëri.

“Me kaq shumë aftësi dhe etje, është detyrim për shoqërinë tonë, është një mision”.

Nisur nga projektet e shumta të zhvilluara në vitet e fundit në fusha të ndryshme  si arti, kultura, turizmi, e start up-et, Fondacioni mediatik “Dritan Hoxha”, pjesë të nismës së tij ka dhe Inovacionin, duke mbështetur të gjithë të rinjtë e talentuar me dëshirë dhe ëndrra për të ecur përpara.