Showbiz

Një hap i rëndësishëm në marrëdhënien e çiftit të famshëm

Pak ditë më parë u njoftua se këngëtari kanadez The Weeknd i ka kërkuar të dashurës së tij supermodeles Bella Hadid të zhvendohet në shtëpinë e tij për të jetuar së bashku.

Duket se marrëdhënia e tyre po bëhet edhe më serioze duke lënë pas dramat e problemet e së kaluarës. Këngëtari i hitit “Call Out My Name” ka marrë me qera një rezidencë luksoze në New York që kushton plot 600 mijë dollarë.

Ata do të jetojnë së bashku duke preferuar t’i shmangen mediave dhe paparacëve të cilët kanë arritur të gjejnë pamje të kësaj rezidence dhe duhet theksuar se ajo është vërtetë mahnitëse.