Showbiz

Një këngë për ndarjen, Miley Cyrus zbulon arsyet e divorcit

Pak ditë më parë u konfirmua se një ndër çiftet më simpatikë të industrisë Hollywood i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 9-vjeçare dhe martesës 8 mujore që u përfol shumë.

Nuk kaloi shumë dhe Miley Cyrus erdhi me një projekt të ri muzikor që flet pikërisht për divorcin e saj. Ajo çfarë kuptohet nga teksti i këngës “Slide Away” është se problemi në lidhjen e tyre nuk ishte Miley por Liam.

Sipas kësaj prurjeje muzikore, Miley nuk i duronte dot festat e çmendura apo eventet ku njerëzit konsumojnë shumë alkool e substanca narkotike, vende që aktori i famshëm i preferonte shumë.

Nëse do të ishte për këngëtaren, ajo do të donte që dyshja të jetonin diku larg metropolit një vend ku ka shumë pak njerëz. Burime pranë tyre theksuan se Liam dhe Miley kanë ndryshuar si karaktere dhe nuk përshtaten më me njëri-tjetrin.