Celebrities Showbiz Top 100 Songs of the Year

“Një nga këngët e mia u bë pjesë e Top List për herë të parë…” Albora flet e emocionuar!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Ky është urimi i Alborës!

Përshëndetje Top Albania Radio. Viti 2023 për mua ishte pak më special se të tjerët sepse një nga këngët e mia u bë pjesë e Top List për herë të parë. Dua t’ju falenderoj secilin prej jush që keni dëgjuar këngët e mia, që i keni votuar ato. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës për gjithçka. Me këtë mesazh dua t’i uroj dëgjuesve të Top Albania Radio një 2024 të mbushur me shëndet, lumturi, mbarësi, dashuri dhe shumë muzikë të bukur. Ju përqafoj nga Italia. Paçi më të mirat e kësaj bote!