Fashion

Ka surpriza! Një nga stilistët më të famshëm të Indisë bashkohet me H&M!

Sabyasachi Mukherjee është një emër i njohur në Indi dhe diasporën e saj. Nuset ëndërrojnë të veshin saris dhe ‘lehengas’ të stilistit luksoz. Stilisti i njohur krijoi një nga veshjet tradicionale të martesës së Priyanka Chopra Jonas. Dhe duke filluar nga kjo javë, blerësit do të jenë në gjendje të blejnë Sabyasachi në H&M.

Si pjesë e bashkëpunimit të fundit të H&M, koleksioni, i quajtur ‘Wanderlust’, përzien stilin tradicional indian me dizajnin bashkëkohor. Kjo do t’i bëjë pëlhurat dhe printimet e famshme indiane të stilistit Sabyasachi Mukherjee të arritshme për një publik më të gjerë.

Ky është bashkëpunimi i parë global i stilistëve indianë me H&M. Koleksioni shkon nga kaftanet me rrudha për gratë deri tek kompletet e printuara për burrat, me çmim deri në 299 dollarë. Bashkëpunimet e mëparshme të Mukherjee ishin me persona të tillë si Christian Louboutin dhe Bergdorf Goodman.

Mukherjee ndërkaq tha se:

Shumë kohë më parë, i kisha premtuar vetes se kur të ishte koha e duhur, do të krijoja një linjë bashkëpunuese për blerësit e mi, në mënyrë që të arrija kërkesat e shumta që kam marrë gjatë viteve për t’i bërë krijimet e mia më të përballueshme.

Sabyasachi tha se është koha që India të krijojë imazhin e saj si një qendër prodhuese. Vendi ka një histori të pasur të projektimit, të rrënjosur në tekstilet dhe zanatet tradicionale e që është po aq e larmishme sa vetë India, nga veshjet e rrugës deri tek moda martesore.

India nuk është ende një treg aq i rëndësishëm sa Kina por po shfaqet dhe unë mendoj se bashkëpunime si këto e kthejnë Indinë si një treg që bota nuk duhet ta injorojë më.

Fern Mallis, krijuesi i Javës së Modës në New York dhe një konsulent i industrisë që punon me Javën e Modës Lakme të Mumbai, ka dëgjuar për dekadën e fundit të stilistëve indianë që aspirojnë të bëhen marka globale dhe të shesin në Amerikë.

Mallis tha se Sabyasachi, megjithatë, i bëri detyrat e shtëpisë. Bashkëpunimi me një markë globale të modës së shpejtë si H&M do të lërë një gjurmë të madhe dhe të arritshme. Aktualisht, ka mbi 4,000 dyqane H&M në të gjithë botën, përfshirë vendet në të gjithë Indinë.

Të dhënat nga “McKinsey” në 2019 treguan se tregu i veshjeve të Indisë do të ishte me vlerë 59.3 miliardë dollarë në 2022, i gjashti më i madhi në botë, pothuajse i barabartë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë.

 

“McKinsey” gjithashtu tha se bashkëpunimi mund të ndihmojë në sqarimin e ideve të gabuara që perëndimorët mund të kenë në lidhje me veshjet indiane se ato janë ose rroba martese të stolisura shumë ose “hipi-dippie”.

Mukherjee tha se është biznes i zgjuar për të që të përqafojë një treg të ri me një vizion multikulturor. Ai gjithashtu ka plane për të lançuar aksesorët në nivel global.

Ishte misioni im për të bërë sarin e parë të H&M dhe për të bindur H&M të bëjë një sari Sabyasachi.