Fashion

Një risi për Nike, marka e njohur më në fund heq dorë nga përdorimi i lëkurës së kangurëve për prodhimin e këpucëve!

Marka e njohur sportive, Nike, ka njoftuar se këtë vit do të ndalojë përdorimin e lëkurës së kangurit për prodhimin e këpucët të veta. Ky lajm vjen pas një lëvizjeje të ngjashme të markës sportive gjermane, Puma. Në një deklaratë të publikuar nga Nike këtë javë, shkruhej se në koleksionin e ri të futbollit Tiempo, lëkura e kangurit do të zëvendësohet me një tjetër material sintetik.

Një koleksion i ri i quajtur ‘Tiempo Legend Elite’ do të dalë këtë verë, ndërsa gjithashtu deklaruan se kompania i ka dhënë fund partneritetit me furnizuesin e saj të vetëm të lëkurës së kangurit në vitin 2021. Vendimi i markave Nike dhe Puma është një lajm i mirë për kafshët dhe aktivistët që merren me të drejtat e tyre dhe veprimet e tyre inkurajojnë kompanitë e mëdha që të heqin qafe praktikën e vrasjes së kafshëve për përfitime materiale.

Në vitin 2020, aktivistët udhëhoqën fushatën “Kangurët nuk janë këpucë”, e cila u bë kyçe për futjen e një ligji që ndalonte importin dhe shitjen e këpucëve të lëkurës së kangurit. Wayne Pacelle, president i Qendrës për një Ekonomi Humane u shpreh:

Njoftimi i Nike është një ngjarje sizmike në mbrojtjen e kafshëve të egra dhe ndikimi do të ndihet në të gjithë botën, veçanërisht në Australi ku ndodh masakra masive tregtare e kangurëve.

Një brez në rritje i blerësve më të rinj dhe të ndërgjegjshëm për mjedisin kanë kërkuar gjithashtu më shumë qëndrueshmëri nga kompanitë e veshjeve. Kalifornia nuk ka lejuar që produktet e prodhuara nga kangurët të shiten ose të importohen në shtet që nga viti 1971.