Botë e Çuditshme

Njerëzit po e po por në këtë shtet edhe qentë janë të varur nga droga!

Varësia e madhe nga droga ka goditur me mijëra familje afgane pas konfliktit të gjatë me talebanët. Me mijëra njerëz, përdorues të heroinës, opiumit e metamfetamin u fotografuan mbi një kodër me pamje nga Kabuli, disa në tenda të improvizuara e shumë të tjerë të shtrirë në tokë.

Por nuk mbyllet këtu, me dhjetëra e qindra qen lëvizin në zonë për të ngrënë, por edhe të varur nga droga. Prej kohësh, varësia nga droga ka qenë një fenomen shqetësues në Afganistan, i cili është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe heroinës, por varfëria e tejskajshme e ardhur si pasojë e dekadave të luftës, ka çuar me miliona persona të tjerë te përdorimi i drogës.

Një studim i vitit 2015 nga OKB, doli në përfundimin se 2,3 milionë persona kishin përdorur drogë në atë vit, shifër e cila korrespondon me rreth 5 për qind të të gjithë popullsisë. Tashmë, 7 vjet më vonë, numri është i paqartë, por besohet se situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike, sipas drejtorit të një departamenti që merret me menaxhimin e situatës së përdoruesve të drogës në vend.

Rikujtojmë, se Tajlanda zbuti ligjet e saj për kanabisin së fundmi e tashmë përdoruesit mund edhe ta kultivojnë bimën, megjithëse sipas udhëzimeve të reja të komplikuara. Ndryshimi vjen pas legalizimit historik të kanabisit mjekësor në Tajlandë në vitin 2018, hapi i parë i tillë nga një vend në Azinë Juglindore ku ligjet kundër drogës janë tejet të ashpra.