Botë e Çuditshme

U diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë!

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët e humbasin pigmentin. Në fund të vitit 2021, në moshën 2-vjeçare, Buster u diagnostifikua me vitiligo. Por, pronarit të tij, Matt Smith, iu tha që shëndeti i qenit nuk do të ndikohej.

My boy Buster (4yo) has completely changed from black to white over the course of the last 2.5 years.
byu/TallyMatty inaww

Në fillim, Smith bëri me dije se qeni i tij kishte vetëm disa njolla të vogla të bardha rreth syve, hundës dhe mjekrës. Por, nëntë muaj pas, fytyra e qenit ishte mbushur me njolla. Sot, Buster nga e zeza ka kaluar në të bardhë. Fillimisht, Smith kishte postuar një foto në Reddit për të treguar se si qeni kishte ndryshuar brenda nëntë muajve. Së fundmi, ai ka bërë edhe një tjetër postim ku njofton se kafsha e tij është zbardhur plotësisht.

Vitiligo është një çrregullim afatgjatë i pigmentit të lëkurës, në të cilën sistemi imunitar shkatërron melanocitet, qelizat që prodhojnë pigment në lëkurë duke shkaktuar njolla të bardha në lëkurë për shkak të humbjes së pigmentit. Gjendja e lëkurës prek vetëm një në çdo njëqind njerëz në botë dhe mund të zhvillohet në çdo moshë pas lindjes.

Shkaku i vitiligos është i panjohur dhe megjithëse gjendja autoimune nuk është e rrezikshme. shumë njerëz të prekur nga vitiligo veçanërisht fëmijët preken emocionalisht dhe shoqërisht. Stella Pavlides, themeluese dhe presidente e Fondacionit të Kërkimeve Vitiligo Amerikane (AVRF), ndau në një pjesë për The New York Times luftën e saj të hershme me gjendjen e lëkurës: “Njerëzit thonë se vitiligo nuk ju vret, por ju vret shpirtin tuaj,”