Celebrities

Njihuni me fotografinë e fundit zyrtare festive të çiftit Trump!

Joe Diden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë ai mposhti Donald Trump dhe mandati i këtij të fundit përfundon më 20 janar të vitit 2021. Çifti duhet të lërë Shtëpinë e Bardhë dhe këto janë festat e fundit që Melania dhe Trump kalojnë në këtë shtëpi. 50-vjeçarja është kujdesur të dekorojë për herë të fundit ambientin me rastin e festave.

Në llogarinë e saj në Instagram, Melania ka ndarë foton e fundit zyrtare festive si Zonja e Parë, së bashku me Trump-in President.

Ky ishte portreti zyrtar i Krishtlindjeve 2020, ku pozuan me veshje të ngjashme. Rikujtojmë, se mediat e huaja kanë bërë të ditur se Melania është gati për divorcin nga Trump. 50-vjeçarja është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat dhe mësohet se ajo do të kërkojë që djali i tyre 14-vjeçar të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.