Celebrities Fashion

Njihuni me meshkujt e veshur më mirë për muajin shtator!

Shtatori mund të jetë një muaj mjaft i zymtë për disa, sepse shënon fundin zyrtar të verës. Epo, këtë vit të paktën u rikthye tapeti i kuq përmes VMA-ve, Emmy-s dhe Met Gala dhe veshjet e guximshme dhe fantastike nuk munguan. Ndërkaq, ne ju prezantojmë me 7 burrat e famshëm më me stil të këtij muaji. Jeni gati?!

1. Josh O’Connor

Është një dilemë që shumica e të famshmëve shpresojnë të përballen në një moment në karrierën e tyre: si të respektojnë kodin e veshjes në “Met Gala”. Nëse pjesëmarrësit e ardhshëm do të na drejtoheshin për udhëzime, ne do të thoshim që printoni këtë fotografi të Josh O’Connor dhe ngjiteni atë në murin tuaj. Xhaketa e veshur ngjyrë gri e TOM FORD dhe këmisha e bardhë e rrudhosur përpara na kthejnë pas në vitet 70′. Lëre pastaj syzet DUNHILL, një perfeksion!

2. Ibra Ake

Artisti i njohur nigeriano-amerikan, Ibra Ake me këtë kostum duket sikur ja ka marrë borxh babait të tij. Madje madje, ky kostum duket sikur sapo ka dalë nga një rrobaqepës. Kushdo që e ka krijuar këtë veshje e ka konsideruar të nevojshmë të përputhej me sfondin nga pas. Xhaketa nëse doni ta dini është e BOTTEGA VENETA-s dhe këmisha poshtë saj ngjyrë portokalli që sigurisht është e kombinuar mjaft mirë është e POST-IMPERIAL.

3. Troye Sivan

“Met Gala” i këtij viti ofroi shumë në mënyrën e emocioneve të stilit. Artisti i njohur australian, Troye Sivan veshi disa xhevahir Cartier për pamjen e tij, një fustan të zi nga ALTU kombinuar me disa këpucë me platformë shumë të lartë të RICK OWENS. Duke pasur parasysh konkurrencën në tapetin e kuq, efekti që dha Sivan ishte që e kishte kuptuar shumë mirë detyrën e tij për këtë event. Shumë e guximshme veshja e tij, nuk mendoni kështu?!

4. Jordan Clarkson

Është e sigurt të thuhet se Jordan Clarkson është një nga djemtë më me stil në NBA. Ai kaloi një kohë të mirë në Javën e Modës në Nju Jork këtë muaj duke treguar veshje të ndryshme dhe mund të themi madje se dukej mjaft aventurier. Me këtë pamje, pra nje triko me printe të ACNE STUDIOS, pantallona të gjera ‘patchwork’ të FENDI, atlete të gjera, syze dielli dhe stoli ari, artisti arriti të tërhiqte vëmendjen e merituar.

5. Seth Rogen

Pavarësisht nëse janë krijimet e tij apo veshjet e tij të mrekullueshme, Seth Rogen gjithmonë është aty kur bëhet fjalë për tonet e ndryshme të ngjyrave. Këtë muaj, ai u pa i veshur me këmishë ngjyrë krem të TURNBULL & ASSER dhe pantallona ngjyrë kafe të errët të DE PETRILLO. Ai e plotësoi pamjen me një xhaketë ngjyrë portokalli që kombinohej perfekt me veshjen e tij.

6. Will Welch

Nëse dikush meriton nderin të ketë një kostum me arna të personalizuar të bërë nga Emily Adams Bode, është Will Welch. Welch e ka mbrojtur stilin e tij që nga dita e parë. Një xhaketë e BODE e kombinuar me një palë këpucë të MANOLO BLAHNIK thjesht bërtet me të madhe “Will”.

7. Eddie Redmayne

Eddie Redmayne në këtë paraqitje i veshur me një jelek GUCCI dhe me atlete po GUCCI sapo na zbukuroi ditën. Pantallonat e gjera dhe këmisha në ngjyrë krem përshtaten dhe kombinohen mrekullisht me njëra-tjetrën. Pale sa zemra ka “thyer” ky djalë me këtë paraqitje.

Ndërkaq, theksojmë se zbutja e kufizimeve të distancimit shoqëror në të gjithë botën vazhdon t’u japë burrave me stil mundësi të reja. Duke u larguar nga veshjet bazike dhe duke nisur eksperimentim shumë të guximshëm, ne në këtë link ju rikujtojmë meshkujt e veshur më mirë për muajin gusht.