Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e fundit të javës!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore jugore. Kjo si rezultat i aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites, kryesisht të larta e transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore, në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e në lugina, era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/28
Diell

Kukës
10/24
Diell

Lezhë
12/27
Diell

Dibër
8/25
Diell

Durrës
12/26
Diell

Tiranë
14/27
Diell

Elbasan
13/28
Diell

Berat
10/27
Diell

Vlorë
11/26
Diell

Korçë
9/24
Diell

Gjirokastër
7/26
Diell

Sarandë
12/26
Diell