Aktualitet

Dita e ndarë mes kapriçove të motit/Parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën e parë të ditës, më pas pritet mot me vranësira të pakta dhe deri mesatare e kthjellime.

Vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e para të ditës e më pas, reshjet bëhen të dobëta dhe afatshkurtra deri në ndërprerjen e tyre nga orët e pasdites në të gjithë territorin.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit e në momentin e reshjeve të shiut. Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/17
Re shi diell

Kukës
7/17
Re shi diell

Lezhë
8/17
Re shi diell

Dibër
5/16
Re shi diell

Durrës
9/21
Re shi diell

Tiranë
9/20
Re shi diell

Elbasan
8/19
Re shi diell

Berat
8/20
Re shi diell

Vlorë
8/18
Re shi diell

Korçë
4/17
Re shi diell

Gjirokastër
4/19
Re shi diell

Sarandë
8/19
Re shi diell