Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm i TIA-s: Nga sot e deri më 10 shtator, paraqituni 3 orë para në Rinas!

Tirana International Airport, TIA informon udhëtarët që kanë planifikuar që të bëjnë udhëtime përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, që të paraqiten tre orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in.

Sipas TIA-s, kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Thirrja vlen për një muaj, duke filluar nga dita e sotme e deri në datën 10 shtator.

Në njoftimin zyrtar kërkohet të merret parasysh koha e mundshme shtesë që nevojitet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

NJOFTIMI I TIA-s:

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore.

Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.