Showbiz

Noizy, jo vetëm artist…

Noizy është një ndër personazhet e famshëm shqiptar që ka treguar anën e tij bujare, duke iu ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Kësaj radhe, ka qënë Albërie Hadërgjonaj që është bërë nismëtarja për një bamirësi, duke publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, dy fëmijë të varfër teksa ngrohen pranë sobës.

“Më dhemb shpirti kur i shoh këta fëmijë që nuk kanë minimalen e kushteve për të jetuar si shumë fëmijë të tjerë”, ka shkruar bashkangjitur postimit të saj këngëtarja.

Por duket se Noizy është prekur nga kjo situatë e fëmijëve, dhe ka dashur menjëherë t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të varfër, duke kontaktuar me Albërien për informacione të mëtejshme.

“Zemra, kush janë këta fëmijët? Ku jetojnë?”, kështu i ka shkruar reperi, Albëries, e cila është shprehur se Noizy nuk është vetëm një artist por edhe zemrën e ka flori.