Botë e Çuditshme

Prifti virtual “At Justin” viral në rrjet, nxit reagime të shumta!

Një prift virtual i quajtur “At Justin” ka nxitur reagime të shumta në internet vetëm disa ditë pas prezantimit të tij. Prifti me Al është prezantuar nga grupi katolik Catholic Answers, por përdoruesit e kanë cilësuar atë si aplikacion “të mërzitshëm”. Kjo pasi chatboti kishte ofruar këshilla dhe falje në atë që një përdorues e quajti si “makth etik dhe teologjik”. At Justin shpejt i ndërroi rrobat e priftit dhe tani mban veshur një këmishë dhe një xhaketë.

Siç bëjnë të ditur përdoruesit, prifti fliste për fëmijërinë e tij dhe dukej se në një mënyrë po i bindte përdoruesit se ishte prift i vërtetë, me deklarata si: “Unë jam po aq i vërtetë sa besimi që ndajmë”. Aplikacioni thuhet se kishte për qëllim të informonte njerëzit rreth besimit katolik, sipas Chris Costello, IT në Catholic Answers.

Rikujtojmë, se kompania OpenAI ka njoftuar hapin e ardhshëm në strategjinë për të zgjeruar disponueshmërinë e mjeteve të saj të Inteligjencës Artificiale në mënyrë që tani të jetë e mundur të përdoret ChatGPT edhe pa një llogari. Më shumë se 100 milionë njerëz përdorin ChatGPT në 185 vende të botës në baza javore dhe kompania shpreson që duke eliminuar hapjen e detyrueshme të llogarisë, do të bindë edhe më shumë njerëz të provojnë chatbot.

Aftësia për të përdorur ChatGPT pa një llogari po zgjerohet ngadalë, kështu që në fillim nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë, por kjo padyshim po ndryshon me kalimin e kohës. Si parazgjedhje, OpenAi përdor atë që përdoruesi kërkon ChatGPT për të përmirësuar modelet për të gjithë dhe nëse përdoruesi nuk dëshiron që ndërveprimi i tij me chatbot të regjistrohet, ai mund ta sigurojë këtë në cilësimet edhe pa një llogari.