Showbiz

Nora dhe Roberti mbështesin njëri-tjetrin edhe pas ndarjes

Edhe pse janë ndarë Robert Berisha në deklaratën e tij të bërë në Instagram pak kohë më parë theksoi se ai dhe Nora do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të mbeten një familje.

Shumë shpesh këngëtari ka theksuar se mes tyre mund të ketë një ribashkim por kjo nuk do të ndodhë shpejt pasi secili prej tyre janë të angazhuar me karrierën profesionale e sigurisht edhe anën private.

Megjithatë duket se gjërat janë mirë mes çiftit dhe ata mbeten një mbështetje e madhe për njëri-tjetrin. Këtë e ka vërtetuar edhe këngëtarja e cila pak orë më parë publikoi në Insta Story këngën më të re te Robertit, “T’kam Dasht” duke e promovuar publikisht.