Showbiz

Nora Istrefi dhe Robert Berisha mund të ribashkohen?!

Artisti i njohur Robert Berisha së fundmi ka dhënë një intervistë për “Glamour Zone” ku ka bërë disa deklarata që kanë habitur të gjithë.

Ai u pyet rreth ndarjes me këngëtaren Nora Istrefi që u bë publike vetëm pak javë më parë dhe se çfarë marrëdhënie kanë ata me njëri-tjetrin tani.

Roberti u shpreh se e vërteta nuk qëndron tek divorci por diku tjetër. Ajo është personale. “Mund të ketë një derë të hapur për rikthim” ,-tha ai.

Ish-çifti i këngëtarëve gjithashtu jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit kjo jo vetëm për shkak të vogëlushes së tyre Renee por edhe për faktin se janë shumë familjarë jo më kot kanë qenë 15 vite të dashuruar.

“Jetojmë edhe afër kështu që pak aty e pak këtu, edhe po të mos kish qenë vajza” ,-përfundoi Roberti duke na bërë të gjithë të mendojmë se mes tij dhe Norës mund të ketë një rikthmin në të ardhmen.