Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk jemi kurrë të ndara!”, Miriam Cani i dedikon fjalët më të bukura Arilenës

Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës.

Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arilena ka ndarë me ndjekësit e saj një surprizë shumë të veçantë. Këngëtarja i ka dhuruar Arilenës një buqetë të madhe me trëndafila dhe bashkë me të një letër me fjalë që me të vërtetë na emocionuan.

Uroj që çdo gjë që të bësh të jetë e mbushur me dashuri dhe bekime. Nuk jemi kurrë të ndara. Ndoshta në distancë po asnjëherë në zemër. Të dërgoj të gjithë dashurinë time!

Kjo dhuratë duket se e ka emocionuar shumë Arilenën, e cila e ka postuar në Instastory duke shkruar:

Të dua e shtrenjta ime!

Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant. Kujtojmë se Arilena shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Dy artistet nuk kanë zbuluar më shumë detaje, por dihet se kënga do të publikohet së shpejti.