Gossip Showbiz

Nuk kanë fund gëzimet për Florian Markun! Pas fitores, bëhet baba për herë të parë!

Florian Marku është boksieri shqiptar që mbrojti titullin kampion bote në kategorinë ‘IBF International Welterweight’, duke mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve, francezin Jorick Luisetto, një duel me tetë raunde zhvilluar në stadiumin “SSE Arena” të Londrës.

Pas gëzimit të përjetuar më fitoren që na bëri krenarë të gjithëve, duke se boksierit së fundmi i ka ardhur një lajm akoma më i mirë. Ai është bërë baba për herë të parë dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Në foto shfaqen duart e të treve, atij, partneres së tij, Eirinit dhe djalit të vogël të porsalindur. Me anë të këtij postimi ai ka bërë të ditur për të gjithë emrin e zgjedhur për vogëlushin, të cilin kanë zgjedhur ta quajnë, Matin.

Në mbishkrimin e fotos ai ka treguar mirënjohjen e tij ndaj Zotit për këtë mrekulli, si dhe ka zbuluar se partnerja dhe vogëlushi ndajnë të njëjtën ditëlindje.

Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë