Celebrities

Nusret vazhdon me sukseset e tij të njëpasnjëshme, tashmë hap restorantin e ri në…

Ai është një nga kuzhinerët më të famshëm në botë për shkak të stilit të tij të veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Po flasim për Nusret Gokçe, i njohur ndryshe si “Salt Bae”. Jo shumë kohë pasi hapi restorantin e tij të shumëpërfolur në Knightsbridge, Nusret po largohet nga Londra për të filluar një sipërmarrje të re.

Sipas mediave të huaja, shefi turk do të niset nga kryeqyteti britanik dhe do të shkojë në Arabinë Saudite për të hapur një restorant tjetër. Lajmin e bëri të ditur vetë ai ku tha se e diela do të ishte dita e tij e fundit në Londër. Tashmë ai është nisur në drejtim të Riad për të hapur restorantin e tij të 28-të.

Kjo vjen më pak se dy muaj pas hapjes së Nusr-Et Steakhouse në Londër, që ka tërhequr shumë vëmendje për ofertat e shtrenjta. Restorantet e tij frekuentohen shumë nga personazhet e njohur dhe jo vetëm, gjithsesi ajo çfarë na pëlqen më shumë është mënyra e shërbimit. Edhe pse ndoshta mund të mos keni qenë atje, është e pamundur të mos hasni video të tij teksa servir mishin nëpër rrjete sociale. Nëse keni parë shpeshherë video teksa serviren biftek të mbuluar me fletë ari 24K në restorantin e tij, është zbuluar se ai kushton 700 paund, të paktën kjo është vlera në restorantin e Londrës.

Rikujtojmë se, para pak ditësh bëri bujë në media se Nusret ishte në kërkim të një kuzhinieri në restorantin e tij në Angli. Gokçe, edhe pse një biftek e shet diku te 700 paundë, paga që i ofroi kuzhinierit të ri, është afërsisht sa një pure patateje. Dega në Mbretërinë e Bashkuar e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të Nusret Gökçe premton një ‘rrogë konkurruese’ për aplikantët. Kështu nëse keni arritur të merrni statusin e një Chef de Partie në restorantin Knightsbridge, do të merrni 12-13,50 £ në orë, plus bakshish.