Bota

OBSH paralajmëron: Kujdes, gripi i shpendëve po shpërndahet te gjitarët!

Në javët e fundit ka pasur disa raporte të gjitarëve, duke përfshirë dhelpra dhe luanë deti, të infektuar me gripin e shpendëve H5N1. Për momentin, OBSH e vlerëson rrezikun për njerëzit si të ulët, por thotë se bota duhet të përgatitet në ccdo rast për një pandemi të mundshme të këtij gripi.

Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus këshilloi që njerëzit të mos prekin kafshë të egra të ngordhura ose të sëmura, por t’i raportojnë te autoritetet lokale.

OBSH dërgon mjekë dhe furnizime në zonën e tërmetit në Turqi dhe Siri, synon ndihmë për 400 mijë njerëz të prekur nga tërmetet
OBSH, informoi kreu i agjencisë së shëndetësisë së OKB-së, “po punon me autoritetet kombëtare dhe partnerët për të monitoruar nga afër situatën dhe për të studiuar rastet e infeksionit H5N1 tek njerëzit kur ato ndodhin.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve 208 zogj kanë ngordhur , por ajo që alarmoi autoritetet është ngordhja e 200 gjitarëve në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas epidemiologëve, gripi i shpendëve po bëhet gjithnjë e më ngjitës, dhe mbi të gjitha është transmetuar te gjitarët.

” Ne e dimë që Covid nuk është pandemia e fundit dhe duhet të jemi vigjilentë”, thonë ata.