Showbiz

Oriola Marashi lë modelingun për muzikën, Endrit Mërtiri ka diçka për t’i thënë

Oriola Marashi është një ndër modelet më të famshme dhe seksi në Shqipëri karriera e së cilës nuk mund të ketë kurrë ulje.

Duket se nuk mund të mësohemi me faktin që një ditë ajo mund të mos jetë më modele dhe kjo ditë po afron shumë shpejt. Tashmë dihet që Oriola është bëjë pjesë e “OTR” dhe së bashku me reperin e talentuar Noizy por krijojnë muzikë të re.

Ajo dhe e gjithë skuadra e “OTR” po punojnë për lançimin e projekteve të reja muzikore dhe modelingu momentalisht ka marrë rëndësi të dytë. Oriola është e dashuruar me muzikën jo më kot është diplomuar për kanto. Gjatë një bisede në “Whatsapp” me fotografin dhe mikun e saj të mirë Endrit Mërtiri është zbuluar opinioni i tij rreth kësaj çështjeje.

Endriti ka treguar se nuk është edhe aq dakort me faktin që Oriola e ka lënë në hije modelingun, sipas tij ajo është një perfeksion dhe s’duhet ta lërë kurrë këtë punë.