Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Oriola Marashi po na tregon se është në një lidhje dashurie?

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Oriola shpesh poston foto nga përditshmëria e saj dhe nga jeta e saj si një modele. E së fundmi fotoja e publikuar në Instastory na ka bërë të gjithëve shumë kurioz. Oriola ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe siç të gjithë e dinë këto trëndafila simbolizojnë dashurinë e kështu janë ngritur dyshimet se mos ndoshta modelja po na tregon se mund të jetë në një lidhje dashurie. Ende nuk kemi diçka tjetër për ta konfirmuar, por nëse është e vërtetë, kush vallë mund t’ja ketë vjedhur zemrën Oriolës?

Këtë Halloween artistët tanë na kanë treguar kostumin dhe personazhin që kanë vendosur të maskohen këtë vit e disa ende nuk e kanë zbuluar. Vetëm pak më parë Oriola na ka treguar kostumin e saj për këtë vit dhe ka postuar disa foto në Instagram, duke treguar kështu se ka zgjedhur të dukej si një murgeshë seksi dhe kjo mund të themi se është një zgjedhje e guximshme.