Celebrities Film & Tv Showbiz

Orlando Bloom ndan me ndjekësit momentin më të vështirë të jetës së tij!

Aktori i njohur amerikan, Orlando Bloom është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vitin 1998 kur ka pësuar një aksident të rëndë. Ylli i “Pirates Of The Caribbean” ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto ku ka treguar gjithë ngjarjen e hidhur që i ka ndodhur para shumë kohësh. Ky aksident ndodhi teksa po ngjitej në tarracën e shtëpisë së një miku, kur u rrëzua dhe theu shtyllën kurrizore.

Ky jam unë me mbajtësen e shpinës rreth vitit 1998 dhe rreth tre muaj pas aksidentit kur rashë nga kati i tretë dhe theva shtyllën kurrizore, duke i shpëtuar vdekjes dhe paralizës. Jam mirënjohës për për gjymtyrët e mia që më lejojnë të shtyj kufijtë e mi dhe të jetoj jetën në maksimum.

Rikujtojmë se, Orlando u vë në qendër të vëmëndjes pak ditë më parë kur ndau me ndjekësit e tij në Instagram, disa fotografi ndryshe nga sa jemi mësuar që të shohim. Bloom është shfaqur duke pozuar nudo pranë një liqeni. Megjithatë, aktori nuk lejoi që të zbulohej shumë, duke përdorur kështu një ‘ikonë pjeshke’.

Aktori është siguruar që gjithashtu të etiketojë dhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Katy Perry, në fotot e publikuara. Kjo pasi në pushimet e tyre të fundit në Itali, ajo u ankua duke i thënë se ai kurrë nuk e etiketon dhe atë kur janë së bashku.