Showbiz

Pamela Anderson martohet për të 5-tën herë

Ylli i Hollywood, Pamela Anderson ka ecur drejt altarit për herë të 5-të.

Ajo ka lidhur kurorë me producentin Jon Peter me të cilin ka patur një histori të shkurtër romance rreth 30 vite më parë.

Jon, tashmë 74-vjeç i ka propozuar Anderson pas 3 dekadash dhe dyshja janë martuar në një ceremoni krejtësisht private në Malibu.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre pranë rrethit të ngushtë familjar e shoqëror dhe deri tani media nuk ka arritur të gjejë as edhe një foto të dasmës së tyre.