Showbiz

Pamela Anderson zbulon jetën e dyfishtë të bashkëshortit të saj

Ajo është shokuar po aq sa ne kur zbuloi se bashkëshorti i saj kishte një jetë të dyfishtë. Prej dy vitesh Pamela Anderson ka menduar futbollisti francez, Adil Rami ishte një bashkëshort i përkryer por e vërteta nuk qëndronte aspak kështu.

Pamela tregoi se partneri i saj kishte një të dashur dhe se e kishte tradhëtuar gjatë gjithë kohës me femra të tjera. Mesa duket ai ka abuzuar mendërisht me të duke e bërë që ajo të mendonte se jeta martesore e tyre ishte perfekte.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Anderson ka zbuluar të fshehtat e 33-vjeçarit duke u shprehur se është zemërthyer nga gënjeshtrat me të cilat ka jetuar gjithë këto vite dhe për faktin se nuk arriti dot të kujdesej për veten e saj ashtu siç duhej.