Celebrities Gossip Showbiz

Paqe në shtëpi! Banorët e “Big Brother VIP” ju japin fund debateve mes tyre…

Tensione të shumta krijoi mes banorëve spektakli i së martës ku debatet duket se nuk kishin të ndalur. Fillimisht ishte Paloma ajo që pati një debat ‘të zjarrtë’ me Arditin lidhur me seksualitetin e tij. Jo vetëm kaq, por dhe miqësia mes Donaldit dhe Ilirit u duk se mori fund pas debatit të fuqishëm mes këtij të fundit dhe Semit. Donaldi zgjodhi të mbrojë këngëtaren duke shkaktuar kështu inat mes tyre.

Kjo situatë e tensionuar bëri që banorët të mos flisnin me njëri-tjetrin, por mesa duket me kalimin e ditëve gjërat janë qetësuar. Ka qenë fillimisht Paloma, ajo e cila e veshur si Donaldi e ka imituar duke shkaktuar kështu të qeshura mes tyre dhe duke ‘qetësuar gjakrat’. E pas kësaj, të gjithë janë përfshirë dhe Iliri gjithashtu, i cili sqaroi keqkuptimet mes dyshes Semi-Donald.

Nga burime zyrtare është mësuar se mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP”, do të kemi një surprizë të madhe për publikun. Ajo që ju nuk e kishit menduar se do të ndodhte, do të ndodhë. Sonte do të jetë e ftuar moderatorja e njohur, Bora Zemani. Kohët e fundit portalet kanë patur në fokus dy konkurrentët e këtij formati, pra Donaldin dhe Semin, për shoqërinë e tyre e cila nga shumë njerëz jashtë është parë si një tërheqje fizike dhe shumë po presin që mes tyre të krijohet një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Shpesh është komentuar edhe ish-partnerja e Donaldit, moderatorja Bora e cila dashur padashur është gjendur mes tyre. Për më shumë prisni se çfarë do të ndodhë në premierën e sotme pasi pritet të ketë plot surpriza që do t’ju lënë gojëhapur.