Aktualitet

Parashikimi i motit, 6 prill 2024!

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë në detet Adriatik dhe Jon.