Aktualitet

Parashikimi i motit, ja si nis java e dytë e prillit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si dhe vlera të larta presioni. Kjo si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi Rajonin e Ballkanit prej disa ditësh tashmë.

Moti parashikohet të jetë me kohëzgjatje të orëve me diell, pothuajse gjatë gjithë ditës e në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/25
Diell

Kukës
7/24
Diell

Lezhë
10/25
Diell

Dibër
7/25
Diell

Durrës
11/26
Diell

Tiranë
11/27
Diell

Elbasan
10/27
Diell

Berat
9/27
Diell

Vlorë
11/26
Diell

Korçë
8/23
Diell

Gjirokastër
6/28
Diell

Sarandë
11/26
Diell