Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 10 prill 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,  si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.

Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimtare e kryesisht të larta dhe transparente. Mjegull/mjegullinë pati në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/28
Diell

Kukës
10/24
Diell

Lezhë
11/27
Diell

Dibër
9/27
Diell

Durrës
13/27
Diell

Tiranë
16/29
Diell

Elbasan
14/28
Diell

Berat
11/27
Diell

Vlorë
14/26
Diell

Korçë
9/22
Diell

Gjirokastër
8/28
Diell

Sarandë
13/24
Diell