Health & Beauty

Parfumet më të mira për burrat këtë vjeshtë!

Të mësosh të vishesh mirë është një gjë, por të zotërosh artin se cilën aromë të vendosësh është një gjë krejt tjetër. Të dy janë faktorë të rëndësishëm për të lënë përshtypje dhe të dy duhet të ndryshojnë gjatë gjithë vitit. Përveç kërkimit të një pallto të re, vjeshta është një moment i mirë për të ndryshuar aromën tuaj.

Për t’ju ndihmuar të “lundroni” në këtë tranzicion, ne kemi zgjedhur pesë nga aromat më të mira të përshtatshme për sezonin e vjeshtës.

1.Baie 19 nga Le Labo

Keni dëgjuar ndonjëherë për ‘petrichor’? Është fjala për atë erën unike të tokës pas një stuhie të madhe shiu dhe është pikërisht ajo që Le Labo ka konceptuar në aromën e saj Baie 19. Me një freski të lehtë të kokrrës së thatë të dëllinjës dhe gjetheve të gjelbra, ka krijuar një aromë vjeshte.

2. Dark Amber & Ginger Lily Cologne Intense nga Jo Malone London

Nëse ndonjë markë ka zotëruar nuancën sezonale në aromë, është Jo Malone London. Dark Amber & Ginger Lily Cologne e markës u frymëzua nga kōdō, rituali japonez i djegies së temjanit që fjalë për fjalë përkthehet si “mënyra e aromës”. Mendimi i Jo Malone për këtë është një përzierje e rrumbullakosur mirë e orkideve të zeza, kardamomit dhe drurit ‘kyara’. Rezultati është një erë e sofistikuar dhe misterioze.

3. Mixed Emotions nga Byredo

Ky parfum nga Byredo është një kompleks i vogël. Është një aromë shumëplanëshe, e shijshme dhe e ‘tymosur’, e ndërsa përputhet veçanërisht mirë me vjeshtën, është ajo lloj arome që mund të vendosni gjatë gjithë vitit.

4. Orphéon nga Diptyque

Aroma e ngrohtë dhe joshëse e Orfeonit nga Diptyque është e përbërë nga kedri, fasule tonka dhe duhani. Një bukuri e pastër në një shishe.

5. Carnal Flower nga Frederic Malle

Carnal Flower e Frederic Malle krenohet me përqendrimin më të lartë të tuberozës. Një aromë e dendur, e pasur me lule, e bërë në bashkëpunim me parfumierin e mirënjohur Dominique Ropion. Pak po e sigurt, kjo është aroma që ju mungon!