Showbiz

Pas 8 muajsh, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i japin fund martesës së tyre

Në muajin dhjetor ata u kurorëzuan në martesë në një ceremoni krejtësisht private në Malibu dhe për fansat nuk kishte gjë më të bukur sesa t’i shinin të dashuruar krah njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme u konfirmua se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund martesës së tyre vetëm 8 muaj pas ceremonisë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur një ndër përfaqësuesit e këngëtares i cili u shpreh se vendimi për t’i dhënë fund marrëdhënies ishte i përbashkët dhe se ata do të mbeten prindër të dedikuar për kafshët e tyre.

Mësohet se ish-çifti nuk janë aspak të mërzitur nga ky vendim pasi secili prej tyre ka evoluar individualisht dhe është mirë që të përqendrohen tek karriera e tyre.