Celebrities Gossip Showbiz

Pas bashkëpunimit me Majk, Dafina paralajmëron dy…

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja solli bashkëpunimin me Majk “Më fal”, një këngë me të vërtetë shumë e ndjerë dashurie. E duket se jo vetëm këngë të reja, por Dafi nuk ka të ndalur as me videoklipet. Suprizat nga albumi “Dafinë moj” nuk kanë mbaruar ende dhe këngëtarja paralajmëroi se do të sillte dy të tjera dhe ftoi ndjekësit të gjenin cilat janë.

Një gjest shumë human nga ana e artisteses pragun e festave të fundvitit të kaluar. Me anë të një Instastory, Dafi zbuloi se paratë fituara nga albumi “Dafinë moj” janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit.

Para disa javësh partneri i Dafinës, Dj Geek lançoi projektin e tij më të ri “Love of mine” pjesë e të cilit ishte dhe këngëtarja.

Dafi ka paralajmëruar gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e zemrës, teksa kanë publikuar një foto së bashku në një makinë portokalli teksa janë në krah të njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë puthje dhe përqafime.