Showbiz

Pas kësaj deklarate askush s’do të guxojë të prekë biçikletën e Renis Gjokës

Renis Gjoka me siguri është duke jetuar momentet më të mira të karrierës së tij. Këngëtari është shndërruar në një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar si edhe një ndër trajnerët më simpatikë e me sens humori në “The Voice Kids”.

Shkathtësia dhe këmbëngulja e tij ka tërhequr disa nga zërat më të mirë, të zgjedhin skuadrën Gjoka që tashmë ashtu si skuadrat e tjera janë në përfundim të fazës së betejave.

Në jetën e përditshme, Renisi është një djalë i thjeshtë që pëlqen të lëvizë në qytet me biçikletë dhe sa i përket kësaj të fundit, ai ka nxjerrë një paralajmërim.

Në historinë e Instagram-it ai ka postuar një foto të biçikletës e së tij ku tregon se ajo është e pajisur me çip e si rrjedhojë, askush nuk mund ta vjedhë. Edhe nëse dikush përpiqet, ai siguron që jo vetëm që do t’a rigjejë por mund të marrë peng edhe hajdutin.

Sigurisht që ky postim ishte në formë humori nga këngëtari i famshëm megjithëse brenda çdo shakaje gjendet një copëz e së vërtetës!