Celebrities Gossip Showbiz

Pas më shumë se 6 muajsh zbulohet shkaku i vdekjes së Aaron Carter!

Pas më shumë se 6 muajsh nga vdekja e tij, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të drogës që kishte marrë. 34-vjeçari, vëllai më i vogël i Nick Carter të Backstreet Boys, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Autopsia arriti në konkluzionet se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë. Së fundmi nëna e të ndjerit shpërndau disa fotografi të banjës së djalit të saj, për të tërhequr më shumë vëmendjen lidhur me hetimet. Jane Carter publikoi imazhe që tregonin rroba të pista, një vaskë të mbushur me ujë të gjelbër dhe dyshemenë e ndotur, ndërsa vuri në dukje se imazhet nuk ishin bërë nga forcat e rendit. 

Rikujtojmë, se pas vdekjes së Aaron, një intervistë emocionuese e të ndjerit është rishfaqur teksa pranonte se frika e tij më e madhe ishte vdekja në një moshë të re. Gjatë një paraqitjeje në vitin 2017 në “The Doctors”, Travis Stork e pyeti këngëtarin e “Aaron’s Party” se cila ishte frika e tij më e madhe.

Si fëmijë, Aaron Carter ishte vazhdimisht në turne me vëllain e tij Nick Carter dhe Backstreet Boys. Ai gjithashtu filloi një karrierë të suksesshme pop në fund të viteve 1990, duke nxjerrë katër albume në studio kur ishte vetëm 9-vjeç. Aaron është një tjetër nga ata fëmijët yje që u bë i famshëm shumë shpejt. Pasi shiti një milion kopje me albumin e tij të parë, albumi i tij i dytë trefishoi shitjet nga i pari dhe më pas ai u bë anëtar i rregullt edhe në Nickelodeon.