Showbiz

Pas ndarjes nga Irina Shayk, Bradley Cooper vjen me një look të ri

Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja e shumëpërfolur mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk që duket se ka ndikuar shumë tek ata si individë.

Pak kohë pasi Irina pranoi publikisht se do të vijë me një libër autobiografik ku zbulon gjithçka rreth lidhjes dhe ndarjes me aktorin, ai ka nisur të bëjë disa ndryshime në jetën e tij.

Si fillim konfirmoi se do të dublojë një film të animuar që është një eksperiencë e re për të ndërsa së fundmi është fotografuar me një look krejtësisht ndryshe.

Siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, Cooper ka ndryshuar stilin e flokëve dhe ka lënë mustaqe. Fanat e tij le të themi që nuk e kanë mirëpritur këtë pamje të re duke e krahasuar me personazhin e famshme të lojrave, Super Mario.